Treni që ecën me 600km/h prezantohet në Kinë

Një tren i ri në gjendje për të arritur shpejtësinë 600 kilometra në orë është shumë pranë prodhimit masiv.

Prototipi i tij, i ndërtuar nga Kompania Shtetërore e Hekurudhave në Kinë, u prezantua të enjten në qytetin Qingdao. Kompania kineze, e cila është e furnizuesja më e madhe në botë me materiale për trenat, synon që të jetë gati për të hedhur në treg prodhimin e saj në vitin 2021.

Personat e përfshirë në këtë projekt janë optimistë se në këtë mënyrë do të ketë një transformim tërësor të sistemit të transportit në Kinë. “Pekin – Shanghai mund të bëhet për 4,5 orë me avion, 5,5 orë me tren të shpejtësisë së lartë, por mund të bëhet për 3,5 orë me trenin tonë”, tha zëvendës kryeinxhinieri i projektit, Ding Sansan. Këto trena përdorin valët magnetike për ta ngritur strukturën nga shinat, duke ulur kështu në maksimum forcën e fërkimit dhe për t’i dhënë kështu shtysë përpara.

Prototipi i ri kinez nuk është i pari që kalon shpejtësinë e 600 km/h, të njëjtën shpejtësi e arriti edhe Kompania Japoneze e Hekurudhave në vitin 2015, asokohe duke vendosur rekord botëror.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN