Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trump: Huawei i rrezikshëm, por mund të jetë pjesë e marrëveshjes me Kinën

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 09:44 | Ekonomi
Trump: Huawei i rrezikshëm, por mund të jetë pjesë e

Masat shtrënguese ndaj Huawei, të vendosura nga administrata amerikane, mund të marrin fund. Kjo është bërë e ditur nga presidenti Donald Trump, i cili ngriti mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj gjigandit teknologjik si pjesë e një marrëveshje tregtare të gjerë me Kinën. Megjithatë pranoi se kjo çështje është shumë e ndërlikuar.

“Huawei është diçka shumë e rrezikshme. Shikoni çfarë ka bërë në pikëpamjen e sigurisë dhe ushtrisë, gjëra shumë të rrezikshme. Megjithatë është e mundur që Huawei të përfshihet në njëlloj marrëveshje tregtare”, deklaroi Trump.

https://a2news.com/2019/05/20/google-kufizon-huawei-bllokohen-perditesimet-e-fundit-ne-smartfonin-kinez/

Komentet vijnë pas politikës së ashpër të Uashingtonit ndaj gjigandit kinez dhe vetëm disa ditë pasi departamenti amerikan i tregtisë e vendosi atë në listën e zezë të tregtisë, duke bllokuar zhvillimin e biznesit me kompanitë amerikane.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Huawei-n si rrezik për sigurinë kombëtare. Administrata Trump u ka bërë presion aleatëve që të sanksionojnë kompaninë kineze në ndërtimin e rrjetit 5G. Uashingtoni dyshon se përmes pajisjeve, Huawei mund të spiunojë shtetet e tjera. Megjithatë, Huawei i ka mohuar gjithmonë këto akuza.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani