UFO-t? Pentagoni pohon zyrtarisht se ende i kërkon

Kemi parë dhjetëra filma mbi UFO-t, dhe përpjekjeve të agjencive sekrete amerikane për të hulumtuar mbi to dhe një njëkohësisht për t’i fshehur ekzistencën  e tyre opinionit publik. Suksesi i serialeve si “X Files” dhe “Roswell” e dëshmojnë.   

Por më pak dinë se kërkimi i objekteve fluturuese të paidentifikuar mbetet në agjendën e SHBA-ve, të paktën në atë të Pentagonit.

Një nga këto programe, i quajtur Advanced Aerospace Threat Identification Program (Aatip) sipas vetë Pentagonit “ka kryer hulumtime dhe hetime mbi fenomenin e objekteve fluturuese të paidentifikuar”.

Programi zyrtarisht ishte mbyllur në vitin 2012, por zëdhënësi i ministrisë së mbrojtës amerikane Christopher Sherwood ka pohuar që këto kërkime ende vazhdojnë.

“Preokupohemi të zbulojmë të gjitha mjetet fluturuese në territorin tonë, që mund të përfaqësojnë një kërcënim” edhe pse ai e lidh fenomenin edhe me teknologjitë e panjohura që mund të burojnë nga vende të tjera armiqësore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN