Zgjedhjet për BE në Holandë, fitojnë laburistët, euroskeptikët forcë e tretë

Publikuar më: 24/5/2019, ora 10:22
timmermanns 1024x683

Zgjedhjet për BE në Holandë, fitojnë laburistët, euroskeptikët forcë e tretë

Publikuar më: 24/5/2019, ora 10:22

Partia laburistë e komisionerit Evropian, Frans Timmermans, arriti një fitore surprizë në zgjedhjet që u mbajtën në Holandë për Parlamentin Evropian.

Kështu të paktën rezulton në eksit polle të ndryshme të publikuara nga mediat holandeze. Laburistët mundën lehtësisht një parti euroskeptike, e cila ka kryesuar sondazhet. Kandidati kryesor i Socialdemokratëve për të drejtuar Komisionin Europian, Timmermans drejtoi partinë e tij drejt suksesit duke siguruar mbi 18% të votave.

“Në shumë shtete kam parë nevojë për një Evropë ndryshe, që është më e përkushtuar në luftimin e krizës së klimës dhe ne si evropianë duhet të bëjmë më shumë së bashku në fushën sociale. Shpresoj shumë që socialdemokratët të triumfojnë në shumë vende të BE-së, në mënyrë që në të sjellim një Evropë të re për ta”, deklaroi Timmermans.

Sipas eksit polleve, partia e ekstremit të djathtë Forumi për Demokracinë e nacionalistit Thierry Baudet, është forcë e tretë politike me 11% të votave.

Thierry Baudet, lideri i partisë së djathtë Forumi për Demokracinë

“Mendoj se do të shkojmë në Bruksel me një delegacion të fuqishëm me mbështetjen e mbi 10% të elektoratit. Ne do të çojmë përpara planin tonë për të ndërtuar një aleancë euroskeptike në BE”, komentoi Lideri i Forumit Për Demokracinë, Baudet.  

Përveç holandezëve, ishin dhe britanikët që votuan të parët për rinovimin e Parlamentit Europian. Sondazhet kanë parashikuar një fitore të gjerë të Partisë Brexit të Naizhel Farazh dhe një humbje të thellë të konservatorëve. Megjithatë ende nuk ka një rezultat zyrtar. Ndërkohë zgjedhjet evropiane zgjasin nga data 23 deri me 26 maj.