Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

20 vjet nga “Shigjeta DO-2”, Thaçi, thirrje për bashkim të shqiptarëve

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 16:32 | Kosova
20 vjet nga “Shigjeta DO-2”, Thaçi, thirrje për bashkim

Në Krumë është përkujtuar ditën e sotme 20-vjetori i operacionit “Shigjeta DO-2”, nga ku Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është dekoruar “Qytetar nderi”.

Teksa ka pranuar dekoratën, Thaçi është shprehur se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë, pa kufi. Presidenti Thaçi tha se do të vazhdojë përkushtimin e tij, që ai e quajti jetësor për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës. Thaçi tha se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça.

Në Krumë, Thaçi u tha qytetarëve të Hasit, se shqiptarët jetojnë të ndarë me kufi padrejtësisht.

“Ju keni qenë bashkërisht në istikamet e luftës dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, dhe bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Të jeni të sigurt që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodh. Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, tha ai. Thaçi tha se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet. Ai tha se ka ardhur momenti të punohet mençurisht, duke nënkuptuar largimin e pikave kufitare, që sipas Thaçit, janë të imponuara padrejtësisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë