Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

9 orë gjumë në natë bëjnë dëm njësoj sikur të flini 5

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 09:29 | Lifestyle
9 orë gjumë në natë bëjnë dëm njësoj

Të flesh 9 orë gjatë natës mund t’i bëjë dëm kujtesës suaj njësoj sikur të flini 5.

Dihet botërisht se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës mund të kenë probleme me memorien, por një studim i fundit doli në përfundimin se edhe 9 orë gjumë bëjnë dëm.

Kërkuesit shkencorë vëzhguan rezultatet e 400 000 njerëzve të cilëve iu kërkua që të memorizonin 6 çifte letrash bixhozi. Krahasuar me ata që flinin 7 orë, ata që flinin 9 orë bënë të njëjtin numër gabimesh sa ata që flinin 5 ose më pak orë.

Rezultati i këtij studimi tregon se të flesh shumë ndikon në tru njësoj si të fjeturit pak.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani