Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ambasada e SHBA, thirrje për policinë dhe protestuesit: Larg dhunës

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 17:11 | Aktualitet
Ambasada e SHBA, thirrje për policinë dhe protestuesit: Larg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka reaguar sërish me anë të një tjetër deklarate mbi protestën e gjashtë të opozitës.

Ambasada u bën thirrje si protestuesve, ashtu edhe policisë, që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.

Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, mbyllet reagimi i ambasadës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë