Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha: Rama me kandidatë të krimit në listat e 30 qershorit

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 20:18 | Politikë
Basha: Rama me kandidatë të krimit në listat e 30 qershorit

Me të mbërritur para Kryeministrisë, kreu i PD, Lulzim Basha u ngjit në podium për të folur para njerëzve në protestën e gjashtë të opozitës.

“Një tubim madhështor që do të shërbejë për fitimin e betejës sonë kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa”, e përshkroi ai protestën e kësaj të shtune.

“Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit. Të gjithë shohin sot shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajë, vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: Rama ik”, tha Basha.

Më tej, kreu demokrat përsëriti edhe njëherë se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.  “Vetëm nga bashkimi juaj, qëndresës suaj, sot jemi bashkë më të vendosur se kurrë. Për herë të parë që nga nisja e kësaj proteste, zëri juaj u dëgjua, nuk do të ketë asnjë fund tjetër përveç largimit të qeverisë së krimit.

Mjerë ai që nuk ka vesh e nuk dëgjon. E dëgjoi e gjithë bota se zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha Basha.

Më tej, Basha përmendi edhe emrat e disa prej kandidatëve të PS në zgjedhjet e 30 qershorit duke thënë se Rama ka vendosur sërish në kandidim persona të lidhur me krimin.

“Pjerin Ndreu, Dionis Imeraj, Valbona Sako, janë të përfshirë, pjesëmarrës në skemën e shitblerjes së votave. Siç është Agron Malaj në Burrel, siç është Arbana në Shijak, pjesëtarë i bandës së Avdylajve. Për pushtetin e tij, pasurinë e tij, do që më 30 qershor t’i gradojë bashkë me bashkëpunëtorët e tyre dhe përfundimisht të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipëri”, tha Basha.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani