Do të ketë një kryebashkiak të ri qyteza ku banorët kanë “harruar” të votojnë

Publikuar më: 25/5/2019, ora 10:43
Chiesa di Santa Maria della Pietà   San Luca Reggio Calabria   Italy   10 May 2009   1 1024x768

Do të ketë një kryebashkiak të ri qyteza ku banorët kanë “harruar” të votojnë

Publikuar më: 25/5/2019, ora 10:43

Ndërkohë që Evropa në këto orë po voton për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Bruksel, ekziston një qytezë e vogël me 4mijë banorë, që edhe pse njihen të gjithë mes tyre kanë 11 vjet që nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin e tyre. Madje disa kanë harruar si bëhet, dhe ka të tjerë që tashmë janë rritur dhe nuk kanë patur mënyre të përjetojnë një garë zgjedhore.  

Nuk është skenari i një romani, por përditshmëria e një bashkie të vogël kalabreze e quajtur San Luca (San Luka).

Kultivimi i kanabisit është një nga aktivitetet më fitimprurëse për mafien në San Luca

E ndodhur në një nga zonat më të varfra të Italisë, me banorët që merren përgjithësisht me shfrytëzimin e ullishtave, San Luca është e famshme vetëm si kryeqendra e familjeve më të rëndësishme të Ndrangetës, organizatës mafioze të shpërndarë në gjithë botën dhe që është nismëtare e pjesës më të madhe të trafiqeve të jashtëligjshme që kryhen në Evropë.   

Këshilli bashkiak në San Luca u shpërbë nga magjistratura italiane në vitin 2008 për ndikimin pothuajse zyrtar që familjet mafioze kishin brenda tij. Që atëherë, përditshmërinë administrative e kryen një i deleguar shtetëror, dhe përpjekjet kanë dështuar sepse kandidati i vetëm që paraqitet nuk arrin dot të votohet sepse zgjedhjet nuk kalojnë pragun e votuesve, që është me 51%.

Gazetari Kluas Davi, kandidati për kryebashkiak

Kur shpresat ishin të humbura edhe këtë vit një gazetar i njohur italian por i lindur në Zvicër, Klaus Davi, vendosi të kandidojë edhe ai në mënyrë që të mos ketë më prag dhe që ky vend shpesh herë i paragjykuar nga opinioni publik të rifillojë një jetë më normale.  

“Kur pashë në televizor që edhe këtë vit nuk do të votohej aty, thashë mjaft, do të shkoj unë. Kandidova dhe kushdo të fitojë, tashmë San Luca do të ketë një kryebashkiak të ri. Kjo ka rendësi”, deklaroi Davi.  

Lufta e familjeve mafioze të San Luca ka kaluar shpesh herë edhe territorin italian, si në 2007 në Duisburg, ku 7 persona humbën jetën në një konflikt me armë zjarri, në një nga eventet më të përgjakshme të viteve të fundit në Gjermani.