Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fillon gara për zëvendësimin e kryeministres britanike, shfaqen 4 kandidatë

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 12:35 | Bota

Lotët e kryeministres britanike, Theresa May sollën buzëqeshje për disa të tjerë. Gara për liderin e ri të partisë Konservatore ka nisur, pas njoftimit se ajo do të dorëhiqet nga funksionet që mban me 7 qershor.

Drejtuesit e lartë të kësaj force politike presin që lideri I ri të zgjidhet deri në fund të korrikut. Deri më tani 4 kandidatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në garë: Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, Sekretari për Zhvillimet Ndërkombëtare, Rory Steward, ish sekretari i jashtëm, Boris johnson dhe ish sekretarja për Punën dhe Pensionet, Esther McVey.

Boris Johnson. Pak dinë që ish kryebashkiaku i Londrës është stërnipi i poetit dhe politikanit turk Ali Kemal.

Megjithatë edhe shumë të tjerë po konsiderojnë mundësinë e kandidimit. Favorit për pasimin e May, mbetet Johnson, ndërsa më pas vijnë ish sekretarët për Brexit, Dominic Raab dhe Michael Gove.

Jeremy Hunt vjen nga një familje aristokratike dhe admiralësh

 “Mendoj se Boris Johnson është kandidati I vetëm që duhet të garojë”, deklaron ligjvënësi konservator  Peter Bone, ndërsa kolegu i tij Marc Francois shton se “është e rëndësishme që të zgjedhim shpejt një kryeministër të ri, dikë që ka votuar për Brexit në referendumin tonë 3 vite më parë. Duhet të zgjedhim atë që beson me të vërtetë në Brexit dhe dikë që mund të na largojë nga Bashkimi Evropian, ashtu siç është planifikuar me 31 tetor”.

Rory Steward, një karrierë e gjatë në diplomaci

Ligjvënësit konservatorë do të presin deri me 10 qershor të zyrtarizojnë kandidatët, të cilët për t’u konsideruar si të tillë duhet të kenë të paktën mbështetjen e dy kolegëve parlamentarë.

Esther McVey, ish ministrja e Punës

Ata do të reduktohen derisa të mbesin vetëm dy garues dhe më pas në korrik të gjithë anëtarët e partisë do të zgjedhin fituesin, thënë ndryshe kryeministrin e ri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë