Grekut i bëhet gati kontrata më e majme e historisë së NBA – A2

Grekut i bëhet gati kontrata më e majme e historisë së NBA

Pas një sezoni të shkëlqyer, Giannis Antetokounmpo fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në basketbollin amerikan (NBA) dhe tashmë duket se do të shpërblehet me një kontratë të re.

Sipas mediave amerikane, thuhet se basketbollistit grek do t’i ofrohet kontrata më e majme në histori. Mendohet se duke nisur nga vera e vitit 2020, Giannis Antetokounmpo do të përfitojë 247,3 milionë dollarë për një kontratë 5-vjeçare me Milwaukee Bucks. Paratë do të ndahen në këtë mënyrë: 42,6 milionë dollarë vitin e parë, 46 të dytin, 49,5 të tretin, 52,9 të katërtin dhe 56,3 të pestin.

Mendohet se rinovim kontrate do të ketë edhe për Kemba Walker, të cilit Charlotte Hornets do t’i ofrojnë 221 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme dhe për Damian Lillard, me Portland Trail Blazers që do t’ia “mbushin xhepat” me 191 milionë dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2