Ishte dënuar me burg, arrestohet ish-kreu i komunës Shalë

Ish-kryetar i Komunës Shalë – Dukagjin, Dedë Tonaj, është arrestuar nga policia e Shkodrës këtë të shtunë.

Tonaj është vënë në pranga ditën e sotme pasi ishte dënuar në dhjetor të 2017-s me 2 vite e 8 muaj burg për “shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, Tonajt i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Shkarkoni aplikacionin e A2