Messi vazhdon të shkruajë historinë: fiton për të gjashtën herë Këpucën e Artë

Leo Messi është shndërruar në futbollistin e vetëm në histori që ka fituar 6 herë Këpucën e Artë, çmim që i jepet golashënuesit më të mirë të kampionateve evropiane.

36 golat që shënoi në kampionatin spanjoll në 34 ndeshje të zhvilluara ishin të mjaftueshme që lojtari i Barcelonës të linte pas sulmuesit e tjerë të kontinentit.

Mbappe ishte i vetmit rival i Messit këtë sezon, por sulmuesi i PSG nuk shkoi më shumë se 33 gola të shënuar në kampionatin francez.

Messi shkëputet kështu nga Cristiano Ronaldo, i cili këtë çmim e ka fituar 4 herë.

Shkarkoni aplikacionin e A2