Ndërtimi i murit me Meksikën, gjykata bllokon përdorimin e fondeve të mbrojtjes

Publikuar më: 25/5/2019, ora 14:24
RTSN2DY 1024x683 1024x683

Ndërtimi i murit me Meksikën, gjykata bllokon përdorimin e fondeve të mbrojtjes

Publikuar më: 25/5/2019, ora 14:24

Bllokohen planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të përdorur fondet e departamentit të mbrojtjes për ndërtimin e murit në kufirin jugor. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Kaliforni.

Gjykatësi Haywood Gilliam tha se fondet e departamentit të mbrojtjes nuk mund të disbursohen pa aprovimin e Kongresit.

Vendimi do të pezullojë ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. Megjithatë kjo mund të jetë e përkohshme, pasi administrata Trump mund të përdorë fonde nga burime të tjera.

Ndërtimi i murit nisi pasi presidenti amerikan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin jugor.