OSBE për protestën: Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme

Në prag të protestës së radhës së opozitës pasditen e sotme, OSBE-ja kujtoi se e dënoi “fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019”.

OSBE-ja theksoi se ajo deklaratë “mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë”.

“Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike”, lexohet në deklaratën e OSBE-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2