Protestuesit brenda territorit të Parlamentit, Policia hedh ujë

Pas mesazhit të Bashës para Kryeministrisë, se rruga e Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjidhjeve europiane, ndërsa theksoi se zgjidhjet europiane diktojnë largimin e Ramës, protestuesit bashkë me liderët e opozitës u zhvendosën përpara Parlamentit.

Në ndryshim nga Kryeministria, këtu situata nuk zgjati shumë dhe u tensionua. Një pjesë e protestuesve u futën në rrethimin e Parlamentit, ndërsa policia reagoi duke përdorur ujë me presion. Situata u tensionua edhe më tej me një grup protestuesish, të cilët shkulën pllaka dhe gurë nga rruga duke ia hedhur ato forcave të policisë.

Për të qetësuar turmën ndërhyri sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi dhe të rinjtë e FRPD.

Ndërkohë, nuk zgjati dhe Basha së bashku me Berishën e të tjerë ish-deputetë të PD u zhvendosën në selinë e Partisë Demokratike.

Shkarkoni aplikacionin e A2