Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Publikohet lista e zgjedhësve për vendoret e 30 Qershorit

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 11:25 | Politikë
Publikohet lista e zgjedhësve për vendoret e 30 Qershorit

Ministria e Brendshme ka publikuar paraditen e së shtunës listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë. Ndër ta, 132,788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51% e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49% femra.

Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo listë ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2017. Për herë të parë u arrit të zbardheshin adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eleminuar këto kode. Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘Dekriminalizimit’.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani