Rishikimi i datës së zgjedhjeve, këshilltari i CDU-së vlerëson Metën

Këshilltari i CDU-së, Martin Henze, pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri për hir të zgjidhjes së krizës dhe ruajtjes së rendit demokratik, ka përgëzuar Kreun e Shtetit.

Në Twitter, Henze e cilësoi Metën si një “burrë dhe një demokrat të vërtetë në Gadishullin e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas Henze, Presidenti Ilir Meta e shpjegoi qartësisht se çfarë duhet bërë, ndërsa theksoi se Partia Socialiste dhe opozita duhet të reagojnë.

“Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë”, theksoi Henze.

Shkarkoni aplikacionin e A2