Sadiku shënon para grumbullimit me Kombëtaren

Armando Sadiku gëzon teknikun italian të Kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja, pasi duket se është në një formë të mirë para grumbullimit me kuqezinjtë.

Sulmuesi i kombëtares ka shënuar me skuadrën e tij të Luganos në Zvicër.

Sadiku realizoi golin e parë të ndeshjes ndaj Grasshoppers. Pas një krosimi nga krahu i djathtë, sulmuesi i shkëputet bukur mbrojtjes dhe godet me kokë duke mposhtur portierin.

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet më 8 qershor në Rejkjavik ndaj Islandës dhe Moldavisë në 11 qershor në “Elbasan Arena”.

Shkarkoni aplikacionin e A2