Sane te Bayern? Rummenigge konfirmon interesin për sulmuesin e City

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge konfirmoi se kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për Leroy Sane.

Gjatë eventit “Bild 100 Sport”, Rummenigge deklaroi se hapi i parë është që të bindin lojtarin dhe më pas të nisin negociatat me klubin e Manchester City.

Ndërkohë, sipas mediave, vetë Sane ka deklaruar se nëse do të largohet nga City, destinacioni i tij do të ishte vetëm Bayern Munchen.

Vlera aktuale e 20-vjeçarit aktualisht është 100 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2