Shpërthimi në Lion, policia franceze në kërkim të autorit

Publikuar më: 25/5/2019, ora 11:51
france shperthimi 1024x576

Shpërthimi në Lion, policia franceze në kërkim të autorit

Publikuar më: 25/5/2019, ora 11:51

Rikthehet frika dhe terrori në Francë. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për informacion, ndërsa gjendet në ndjekje të një të dyshuari për vendosjen e disa bombave në Lion.

Nga shpërthimi i tyre, 13 persona mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në një rrugë të populluar të qytetit të tretë më të madh të Francës.

Të lënduarit kanë pësuar vetëm dëmtime sipërfaqësore dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Policia publikoi edhe imazhin e të dyshuarit të kapur nga kamerat e sigurisë. Ai është një burrë rreth të tridhjetave, i veshur me të zeza. Ngjarja po trajtohet nga agjentët e antiterrorit, të cilët kanë nisur hetimet.