Arbitri shënon gol dhe shkurton rezultatin!

Një gol i rrallë është shënuar në ligat inferiore të kampionatit holandez dhe autori i tij është pikërisht arbitri.

Episodi i këndshëm është regjistruar në ndeshjen e fundit të kampionatit mes Harkemase Boys-Hoek kur në minutën e 66-të gjatë një rrëmuje në zonë, mbrojtësi i ekipit vendas në tentativë për të hequr topin e përplas atë me arbitrin dhe më pas ai hyri në rrjet. Goli u quajt i rregullt dhe miqtë shkurtuan diferencën, por për statistikë ndeshja u fitua nga vendasit me rezultatin 4-2.

Gola të tillë duket se nuk do të jenë më të rregullt nga sezoni i ardhshëm, pasi në rregulloren e re shkruhet se nëse arbitri jep aksidentalisht një asist apo shënon, loja do të ndërpritet dhe goli do të anulohet.

Shkarkoni aplikacionin e A2