Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Demokracinë nuk e japim, asnjë hap pas

Nga A2 CNN
26 Maj 2019, 12:08 | Politikë
Basha: Demokracinë nuk e japim, asnjë hap pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas protestës së një dite më parë të opozitës së bashkuar. Lideri i opozitës ka përsëritur qëndrimin se nuk do të ketë asnjë hap pas nga beteja e nisur për demokraci.

“Ne jemi Populli i Evropës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas!”, shkruhet në postimin e Bashës në “Facebook”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani