Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve, koha për zgjidhje politike

Nga A2 CNN
26 Maj 2019, 19:43 | Politikë
Basha: Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve, koha për

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur edhe një herë qëndrimin e tij për largimin e Kryeministrit Rama.

“Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur në krim”, shkruan Basha në Facebook.

Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e mbajtur një ditë më parë në protestën e organizuar nga opozita duke thënë se “Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Më herët gjatë ditës Rama i shkroi përsëri një letër publike kundërshtarit të tij, i cili iu përgjigj përmes një tjetër postimi në Facebook. Të premten e 31 majit, opozita ka thërritur një tjetër protestë kombëtare, ndërsa një ditë më vonë, Partia Socialiste nis edhe fushatën zgjedhore.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/452414565325579/

A2 CNN Livestream

Dita jonë