Bimë kanabisi në Librazhd, arrestohet 18 vjeçari, një në kërkim

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një të ri në Librazhd dhe shpalli në kërkim një tjetër për kultivim të bimëve narkotike.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se në një zonë të pyllëzuar në Orenjë, dy shtetas kishin kultivuar fara kanabisi, shërbimet e Komisariatit Librazhd ushtruan kontroll dhe gjetën rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis.

Në përfundim të aksionit u arrestua 18 vjeçari E.S. banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim një person tjetër. Gjithashtu nisi procedim penal për shpërdorim detyre dhe për kryeplakun e fshatit Mëxixë.

Shkarkoni aplikacionin e A2