
Dënohen me vdekje 3 francezë të ISIS
Një gjykatë në Irak dënoi me vdekje tre shtetas francezë, të cilët u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në grupin militant Shteti Islamik.
Tre francezët e dënuar, Kevin Gonot, Leonard Lopez dhe Salim Machou kanë 30 ditë kohë për të apeluar vendimin.
Që prej muajit shkurt 12 shtetas francezë janë transferuar nga Siria në Irak për t’u përballur me gjykatën për krimet e ndërmarra nga Shteti Islamik.
Autoritetet franceze ende nuk kanë reaguar për vendimin e drejtësisë irakiane, megjithatë, presidenti Macron, i pyetur më parë për këtë çështje, u shpreh se ky është një veprim i sovran i Irakut.
Grupet për të drejtat e njeriut shpesh i kanë kritikuar këto lloje gjyqesh, duke thënë se ato shpesh mbështeten në dëshmi të marra gjatë torturave.