Dorëhiqet ministrja, vonoi nisjen e avionit

Ministrja e Mjedisit në Meksikë dha dorëheqjen pasditen e së shtunës pasi shkaktoi vonesën e nisjes së një avion komercial, duke u bërë zyrtarja e dytë që largohet nga qeveria e presidentit Obrador në më pak se një javë.

Zyra e presidentit njoftoi se se ministrja e Ambientit dhe Burimeve Natyrore, Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena ofroi dorëheqjen dhe presidenti Obrador e pranoi atë.

Në letrën e dorëheqjes, e cila u publikuar nga zyra e presidentit, ministrja Gonzalez Blanco bën me dije se gjatë fillimit të një vizite pune të premten, shkaktoi vonesën e një avioni me pasagjerë.

“Nuk ka asnjë justifikimi. Transformimi i vërtetë që kërkohet në Meksikë është në linjë me vlerat e barazisë dhe drejtësisë. Asnjë nuk duhet të ketë privilegje dhe benefite mbi të tjerët.”, shkruan ministrja e dorëhequr.

Shkarkoni aplikacionin e A2