Dy shqiptarë, arratisje spektakolare nga burgu italian

Dy të rinj shqiptarë kanë bërë një arratisje spektakolare nga burgu i Carinola në Caserta mbrëmjen e shkuar.

Shqiptarët e dënuar, Ervis Markja e Adriatik Geka 26 dhe 28 vjeç, pasi prenë me sharrë hekurat e qelisë së tyre, zbritën nga dritarja duke përdorur batanije dhe u larguan në drejtim të pa ditur, duke përfituar dhe nga sistemi i dobët i sigurisë.

Alarmi për arratisjen e dy të dënuarve shqiptarë ra vetëm 3 orë pa ngjarjes dhe një kërkim policor për kapjen e tyre po zhvillohet në të gjithë provincën e Casertas.

Dy shqiptarët e arratisur nga burgu ishin dënuar për rrëmbim personi, vjedhje, plagosje dhe grabitje.

Ndërkohë një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Shkarkoni aplikacionin e A2