Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

E humbur mes pyjeve prej 8 majit, gjendet instruktorja e joga-s

Nga A2 CNN
26 Maj 2019, 09:23 | Lifestyle

Instruktorja e joga-s, 35-vjeçarja Amanda Eller ishte shpallur e humbur më shumë se 2 javë më parë, kur ishte futur në një pyll në Hauai së bashku me disa persona të tjerë.

Ajo humbi kontaktet dhe shpresat për ta gjetur të gjallë sa po vinin dhe po zvogëloheshin. Një grup kërkimi kishte vazhduar me intensitet punën për gjetjen e 35-vjeçares në pyll.

Fati ishte me Amanda Eller kur ajo u gjet e gjallë pranë shtratit të një lumi të premten rreth orës 17:00 me atë lokale.

Zyrtarët vendas thanë se Eller kishte mbijetuar duke fjetur në një shpellë, ndërsa kishte ngrënë fruta të egra. 35-vjeçarja pësoi vetëm një dëmtim në këmbë, ndërsa gëzonte shëndet të mirë edhe pse jetoi 17 ditë në mes pyllit e vetme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani