Eksod te Vllaznia, shkodranët nisin spastrimet

Vllaznia do të përballet me një eksod lojtarësh në prag të përgatitjeve për sezonin e ri që e gjen në kategorinë Superiore.

Kjo pasi, pasi është vetë klubi shkodran ai që bën me dije se shumë lojtarë do të largohen për t’i lënë vendin futbollistëve të tjerë me shumë kualitete për të konkurruar në elitën e futbollit.

Humbja në finale ndaj Bylis ka qenë vendimtare për të bindur krerët e Vllaznisë se skuadra ka nevojë për përforcime të shumta.

Krymi dhe Gurishta janë futbollistët e vetëm që kanë kontratë edhe për vitin e ardhshëm. Shkodranët kërkojnë të mos përsërisin makthin e dy sezoneve më parë teksa binin për herë të tretë nga kategoria Superiore.

Shkarkoni aplikacionin e A2