“Fundjava” e policisë në Tiranë, kapet drogë e armë, disa të arrestuar

Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” ka finalizuar operacionin “Fundjava, duke ushtruar kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Policia bën të ditur se ka arrestuar pronarin e një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate celular.

Sipas policisë, si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë,  është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje. 

Shkarkoni aplikacionin e A2