Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gardisti i 21 janarit, Malaj-Bashës: Më sulmon se nuk qëllova mbi qytetarët

Nga A2 CNN
26 Maj 2019, 15:19 | Politikë
Gardisti i 21 janarit, Malaj-Bashës: Më sulmon se nuk qëllova mbi

Agron Malaj, kandidati i PS në Mat, gardisti i 21 janarit i akuzuar nga opozita, thyen heshtjen dhe i kundërpërgjigjet Bashës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Malaj shkruan se më 21 janar 2011 nuk ka zbatuar urdhrat e Lulzim Bashës, asokohe ministër i Brendshëm, për të qëlluar mbi qytetarët.

“Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon. Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale”.

Nuk ka vonuar edhe reagimi nga selia blu. Kreshnik Çollaku, në Facebook ngre disa pyetje për atë që e quan ish-drejtues të grupit të zjarrit më 21 janar. “Paska folur me gojën e tij të përdalë të kryefamiljarit të familjes së tij politike Agron Malaj. Ka ricikluar akuzat e rëndomta të 12 viteve. Dhe për ty kam disa pyetje? Si ka mundësi që tradhtove menjëherë gardistë e policë të plagosur e të dhunuar në atë protestë të përgatitur për kufoma? Si ka mundësi që dole i pafajshëm brenda 48 orëve? Po të kishe pasur qoftë edhe një fakt kundër Bashës, familja jote politike do të kishte bërë gjithçka për ta çuar Bashën para drejtësisë”, mbyllet reagimi i PD.

A2 CNN Livestream

Dita jonë