I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 46-vjeçari në Mallakastër

Shoferi i një kamioni që do të transportonte 1.1 ton kanabis drejt Greqisë, u arrestua këtë të diel nga Policia e Mallakastrës, ku edhe banonte.

Qamil Muçaj, 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga shkurti i vitit 2017, kur policia kufitare e Kakavijës arrestoi 2 doganierët që kishin lejuar kalimin e drogës pjesën shqiptare, por kanabisi u sekuestruar nga pala greke, e fshehur në pjesën e përparme të karrocerisë së kamionit.

Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar vitin e kaluar me 7 vjet e 4 muaj burg dhe prej asaj kohe Muçaj ishte në kërkim.

Shkarkoni aplikacionin e A2