Kategoria Superiore, Europa dhe mbijetesa vendosen në javën e fundit

Tirana fitoi 3-1 në fushën e Laçit duke hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës në Kategorinë Superiore. Edhe Kastrioti e fitoi sfidën e vet kundër Teutës, duke bërë që diferneca mes dy skuadrave të mbetet dy pikë (44 me 42).

Në javën e fundit të kampionatit, Tirana pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, ndërsa Kastrioti viziton Kukësin ku do t’i duhet fitorja dhe shpresa që bardheblutë të munden, për të siguruar qëndrimin në Superiore.

Dy ndeshjet janë të rëndësishme edhe për Flamurtarin e Kukësin, pasi një hap i gabuar në javën e fundit mund të sjellë edhe përjashtimin nga Europa League për sezonin e ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2