Kreu i ri i Akademisë, reagon Shehri: Gjinushi asnjë botim për 27 vite

Zgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave pati dhe zëra kundër në radhët e akademikëve.

Pas Artan Fugës dhe kryetares se Grupit Parlamentar “Demokrat”, Rudina Hajdari, ka reaguar dhe pedagogia Dhurata Shehri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehri deklaron se Gjinushi nuk ka publikuar asnjë libër shkencor, që prej vitit 1992. Ajo publikoi dje edhe CV e Gjinushit, ku nënvizoi se kryetari i ri i Akademisë së Shkencave ka 27 vite pa publikuar asnjë botim shkencor. “Gabova rëndë ku mendova se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri! Duke nisur nga “kryetari”, CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për te gjetur kontributin shkencor te 30 viteve të fundit!-përfunon reagimin e saj profesoreshe Dhurata Shehri.

Shkarkoni aplikacionin e A2