Milano në ankth, Champions apo Europa League?

Futbolli italian mëson sot verdiktet e fundit të sezonit. Juventusi ka festuar tashmë titullin e shtatë radhazi, ndërsa vijon të jetë e hapur gara për një biletë Championsi, e po ashtu lufta për mbijetesë.

Interi dhe Milani janë akoma në ankth për të mësuar nëse sozonin e ardhshëm do të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh në Europë, Champions League, ndërsa kanë konkurrentë edhe Atalantën e Romën.

Interi dhe Atalanta kanë gjithçka në dorën e tyre, teksa do të presin Empolin dhe Sassuolon, ndërsa Milani duhet të fitojë patjetër me Spalin e pastaj të presë të paktën një barazim nga dy skuadrat që kanë aktualisht një pikë më shumë në renditje. Ndërsa për Romën, situate duket më e komplikuar dhe shanset janë shumë të pakta që të arrijë vendin e katërt. Verdhekuqtë ndeshen në javën e fundit me Parmën, por përveç fitores në Olimpico, duhet që të munden edhe Atalanta, Interi dhe Milani.

Ndërkohë, e ashpër është edhe lufta për mbijetesë, kur tashmë Chievo dhe Frosinone sezonin e ardhshëm do të luajnë në Serie B, atyre do t’i bashkohet edhe një skuadër mes Genoas, Empolit, Udineses dhe Fiorentinës.   

Shkarkoni aplikacionin e A2