Partizani ngre trofeun, festë në “Selman Stërmasi”

Barazimi 1-1 me Kukësin nuk i ka prishur festën Partizanit, në ditën e kurorëzimit zyrtar me titullin kampion. E gjithë atmosfera në “Selman Stërmasi” ishte fantastike, me tifozët që kishin p[ërgatitur një koreografi të veçantë për të nderuar heronjtë e tyre, të cilët siguruan titullin pas 26 vitesh.

Entuziazmi arriti kulmin kur kapiteni Alban Hoxha mori në duar trofeun në shoqërinë e fishekzjarrëve, duke festuar më pas me shokët e skuadrës, trajnerin Gega dhe të gjithë tifozët.

Si edhe në ndeshjen kundër Tiranës, tifozët zbritën në fushë për të festuar me lojtarët, duke shkaktuar për pak momente edhe frikë në radhët e drejtuesve të klubit, pasi morën trofeun për të festuar. Por shumë shpejt ai u rikthye në duart e drejtorit të klubit, Rama.

Tifozët provuan gjithashtu të merrnin pjesë nga rrjetat e portës, por nuk u lejuan nga rojet private të stadiumit, të cilët u vendosën rreth tyre për të penguar prerjen.

Ky ishte titulli i 16 në historinë e klubit, i fituar pas një sezoni të gjatë, tri javë para përfundimit, pikërisht në derbin kundër Tiranës. Pas stadiumit, festimet u spostuan në Sheshin “Nënë Tereza”.

Shkarkoni aplikacionin e A2