Qafë Thanë, arrestohet maqedonasi i kërkuar ndërkombëtarisht

Shërbimet e policisë kanë arrestuar me qëllim ekstradimi, në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë, një shtetas maqedonas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Bullgari.

52 vjeçari maqedonas u arrestua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi gjatë verifikimit të dokumenteve në sistem, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Blagoevgrad në Bullgari për “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”, vepër penale për të cilën rrezikon 8 vjet burg.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua Zyra Qendrore e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2