Tare drejt një goditje të bujshme në Angli… falas

Igli Tare u ngjit në karrierën e tij për disa transferime të bujshme me skuadrën e Lazios, por ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare duket se është sërish pranë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, madje me kosto zero.

“The Sun” shkruan se Lazio është vënë në gjurmët e sulmuesit 28-vjeçar të Arsenalit, Danny Welbeck, të cilit i skadon kontrata me “topçinjtë” më 1 korrik.

Pikëpyetja e vetme është dëmtimi që pësoi lojtari në muajin nëntor në kavilje, që e ka mbajtur jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Megjithatë, edhe për Lazios nuk ka bërë të qenë e lehtë, pasi për lojtarin ka interes edhe nga Newcastle, West Ham dhe Everton.

Shkarkoni aplikacionin e A2