Tërmet i fuqishëm, lëkundet Amerika Latine

Publikuar më: 26/5/2019, ora 10:42
1558859348744 1024x576

Tërmet i fuqishëm, lëkundet Amerika Latine

Publikuar më: 26/5/2019, ora 10:42

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 8 ballë, ka goditur mëngjesin e së dielës pjesën veriore të Perusë.

Sipas autoriteteve amerikane të regjistrimit të lëkundjeve sizmike, tërmeti u regjistruar në 109 km thellësi dhe rreth 80 km në juglindje të Lagunas.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor lajmëron se nuk ka alarm për tsunami pas tërmetit të fuqishëm. Ende nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme.

Lëkundje kanë zgjatur për më shumë se 2 minuta dhe janë ndjerë dhe në Kolumbi, Ekuador dhe Brazil.