Tragjedi në motokros, vdes piloti, plagoset babai i Dovizioso-s

Një aksident tragjik ka ndodhur në Mondavio të Italisë në një garë motokrosi. Piloti Raffaele Mazzola, 59 vjeç, u rrëzua me motor dhe më pas i kaluan sipër konkurrentët e tjerë.

Mes pilotëve që vinin pas viktimës ishte edhe babai i Andrea Dovizioso, Antonio, i cili u plagos duke thyer disa brinjë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, por Federata Italiane e Motoçiklizmit e bëri atë publik këtë të diel.

“Gara u ndalua menjëherë pas aksidentit dhe Raffaele Mazzola-s i erdhi në ndihmë personeli mjekësor, por pavarësisht përpjekje, ai ndërroi jetë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e bërë nga Federata.

Gara e dedikuar për pilotë mbi 50 vjeç u zhvillua një ditë përpara për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike të dielën.

Shkarkoni aplikacionin e A2