Trump dhe Abe, diplomacia kalon nga fusha e golfit

Publikuar më: 26/5/2019, ora 09:16

Trump dhe Abe, diplomacia kalon nga fusha e golfit

Publikuar më: 26/5/2019, ora 09:16

Presidenti i SHBA, Donald Trump e nisi ditën e dytë të vizitës së tij në Japoni me një lojë golfi me kryeministrin vendas, Shinzo Abe dhe me synimin për të zbutur diskutimet mbi dallimet për tregtinë.

Trump është i pakënaqur me sufiçitin e madh tregtar të Japonisë dhe po mendon të vendosë tarifa të larta për eksportin e makinave të saj, nëse një marrëveshjet tregtare dypalëshe nuk arrihet.

SHBA dhe Kina janë gjithashtu të angazhuara në një luftë tregtare e cila ka shkaktuar lëkundje në tregjet në mbarë botën.

“Një progres i madh është arritur në diskutimet tregtare me Japoni”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në një postim në “Twitter”, pas lojës së golfit me Abe.

Ndërsa zyra e kryeministrit japonez postoi një foto të dy liderëve, me thënien e Shinzo Abe se shpreson që ta bëjë aleancën SHBA-Japoni të palëkundur.