Trump, nga golfi te sumo…

Publikuar më: 26/5/2019, ora 14:13

Trump, nga golfi te sumo…

Publikuar më: 26/5/2019, ora 14:13

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se u “argëtua me të vërtetë” në një ndeshje sumo mbrëmjen e së shtunës në Tokio, edhe pse ai qëndroi i ulur në një pozicion aspak të rehatshëm… për një President.

“Gjithmonë kam dashur të ndjekë një ndeshje sumo, kështu që ishte me të vërtetë e mrekullueshme”, u shpreh Trump. Pas ndeshjes, Trump dhuroi edhe trofeun për kampionin Asanoyama.

Presidenti i SHBA u shoqërua në këtë ngjarje nga bashkëshortja e tij dhe nga kryeministrin vendas, Shinzo Abe.

Por dita e dytë e vizitës së Trump në Japoni kishte nisur me një lojë golfi me kryeministrin Abe dhe me synimin për të zbutur diskutimet mbi dallimet për tregtinë.

Trump është i pakënaqur me sufiçitin e madh tregtar të Japonisë dhe po mendon të vendosë tarifa të larta për eksportin e makinave të saj, nëse një marrëveshjet tregtare dypalëshe nuk arrihet.

SHBA dhe Kina janë gjithashtu të angazhuara në një luftë tregtare e cila ka shkaktuar lëkundje në tregjet në mbarë botën. “Një progres i madh është arritur në diskutimet tregtare me Japoni”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në një postim në “Twitter”, pas lojës së golfit me Abe.