
Zhvillohen sot zgjedhjet evropiane, 21 vende anëtare në votime
21 shtete të Bashkimit Evropian votojnë sot për të zgjedhur përfaqësuesit në Parlamentin Evropian. Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.
Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet preliminare pritet të dalin pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet.
Sipas sondazheve partitë e ekstremit të djathtë dhe populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira.