Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Atentat në Vlorë, vritet 22-vjeçari, plagoset shoku i tij

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 08:07 | Kronikë

Në orët e para të së hënës, një atentat në Novoselë të Vlorës la të vdekur Sotiraq (Raqi) Mëhilli 22 vjeç dhe të plagosur 32-vjeçarin Eno Mataj, shokun e tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Poro rreth orës 01:10 të së hënës. Dy personat ishin duke udhëtuar me një motor kur u qëlluan me breshëri automatiku.

Policia ngre mundësinë e atentatit në formën e pritës. Sipas këtij varianti, Mëhilli e Mata janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke i lënë fillimisht të dy të plagosur rëndë.

Në të majtë Sotiraq Mëhilli, djathtas i plagosuri Eno Mataj

Ata janë dërguar drejt spitalit Rajonal të Vlorës, por 22-vjeçari Mëhilli nuk u ka mbijetuar plagëve në trup. Dhe siç është bërë e zakonshme tashmë, edhe pas kësaj ngjarjet si në tjerat, një makinë e djegur “Benz” u gjet në afërsi të fshatit Bishan, vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes.

Në automjet janë gjetur të shkrumbuar edhe 2 kallashnikovë, armë që dyshohet të jenë përdorur në atentat. Kësisoj mbetet pak hapësirë për ekspertizë daktiloskopike.

Policia lokale është angazhuar në një operacion me FNSH për kërkimin e autorëve, të cilët kanë përfituar nga errësira dhe terreni për t’u larguar. 22-vjeçari i mbetur i vdekur në atentat rezulton i pa skeduar nga policia dhe pa të kaluar kriminale.

https://a2news.com/2019/05/27/qellohet-me-arme-nje-person-ne-nje-lokal-ne-lezhe/

I plagosur Eno Mata ishte rikthyer prej pak muajsh nga Greqia, ku ishte përfshirë dhe dënuar për një seri grabitjesh, madje duke vrarë dhe një avokat. Mixali Zaferopolos është vrarë si pasojë e një betimi për hakmarrje ndaj vrasjes së shqiptarit Ilia Kareli në burgjet greke.

A2 CNN Livestream

Dita jonë