Dosjet 339 dhe 184, Marku: Shumë shpejt do të kemi vendimmarrje

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku deklaroi se shumë shpejt do të ketë një vendimmarrje në lidhje me dosjet e shumëpërfolura 339 dhe 184, ku zyrtarë të lartë pretendohet se bashkëpunojnë me persona të inkriminuar për të manipuluar zgjedhjet.

“Dosjet e përgjimit vazhdojnë të jenë në hetim. Nëse do të kishte vendimmarrje do merrej vesh. Dosjet janë zvarritur. Shumë numra janë përgjuar, por nuk janë zbardhur dhe nëse nuk zbardhen atëherë janë të pakuptueshme. Sa i përket çështjes 339, me të po merren dy prokurorë dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore, shumë shpejt do të kemi një vendimmarrje. Po ashtu edhe për çështjen 184, të dyja çështje që kanë tronditur politikën shqiptare”, tha Marku.

Marku u pyet nga deputeti opozitar Lefter Maliqi në lidhje me dosjen e vrasjes së bankierit Artan Santo, por Prokurorja e Përgjithshme u shpreh se përveç se dosja është jashtë periudhës së raportimit, nuk mund të japë informacion pasi është nën hetim.

Shkarkoni aplikacionin e A2