E kërkojnë të gjithë, de Ligt mund të befasojë me zgjedhjen

E kërkojnë ekipet më të mëdha, por e ardhmja e holandezit Matthijs De Ligt është ende në udhëkryq. Madje në orët e fundit është hapur dhe një kapitull i ri në telenovelën për transferimin e tij.

“Nuk di gjë. Gjatë vitit u thanë dhe u shkruan shumë gjëra rreth meje, por asgjë. De Jong e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij, ndërsa unë ende. Është e vërtetë shumë klube janë interesuar për të më patur pjesë, por duhet parë me kujdes ajo që është e mirë dhe për mua dhe për karrierën time. Duhet të di nëse do ta nis fazën përgatitore tek Ajax apo në një vend tjetër” shprehet gjigandi holandez.

Në fund De Ligt le të hapur mundësinë për të qëndruar në klubin kryeqytetas në Holandë. “Deri sa të kem një kontratë, mundësia për të qëndruar në Amsterdam është aktive” mbylli deklaratën e tij mbrojtësi De Ligt.

Shkarkoni aplikacionin e A2