Elis Bakaj fiton kupën e Bjellorusisë

Elis Bakaj është kampion i Kupës në Bjellorusi. Ish-futbollisti i një sërë klubesh shqiptare ngriti lart trofeun me skuadrën e tij Shaktjor Soligorski që mundi në finale rivalët e Vitebskit me rezultatin 2-0 dhe u rikthye tek ky trofe pas pesë vitesh.

Një tjetër sukses për ish-sulmuesin e përfaqësueses që po bën paraqitje mjaft të mira në këtë fillim sezoni në kampionatin bjellorus, atje ku ka gjetur tre herë edhe rrugën e rrjetës.

Shkarkoni aplikacionin e A2