Fluks pacientësh në urgjenca, ndryshimet e motit sjellin virozat e dimrit në pranverë

Katër stinët e vitit po i përjetojmë në një ditë por dhe virozat janë bërë bashkë këtë periudhë. Luhatjet e mëdha të temperaturave kanë shtuar problemet shëndetësore dhe viruset në qarkullim.

Mbi 250  persona çdo dite, kryesisht fëmije dhe të moshuar  kërkojnë ndihmën e mjekut në urgjencat e qendrës spitalore . Për mjekët ky fluks nuk është i zakontë madje krahasohet me atë të virozëve në dimër.

“Trendi është relativisht i lartë, kryesisht në format gastrointensionale por nuk mëngojnë rastet me temperaturë si dhe infeksionet e traktit të sipërm respirator, gjë që është për t’u vënë re në këtë stinë”, thotë mjeku infeksionist Migena Qato.  

Migena Qato, mjeke infeksioniste

Për pak ditë hyjmë zyrtarisht në verë por gjasat janë që luhatjet e motit të jenë prezente deri 10 ditëshin e parë të qershorit. Kjo do të bëjë që virozat madje dhe ato që shfaqen në dimër, të jenë prezente  muajin e parë të verës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN