Ish kryeministri italian triumfon si kryebashkiak, është 91 vjeçar: Prioriteti im? Të rinjtë

Publikuar më: 27/5/2019, ora 21:14
de mita 1024x666

Ish kryeministri italian triumfon si kryebashkiak, është 91 vjeçar: Prioriteti im? Të rinjtë

Publikuar më: 27/5/2019, ora 21:14

Krahas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në Itali janë zhvilluar edhe zgjedhjet administrative në 3843 bashki, nga 7914 në total.

Në njërin prej tyre, Nusco, rreth 90 kilometra nga Napoli, një nga problemet më të mëdha të 4200 banorëve të qytezës piktoreske, ishte braktisja e të rinjve, që gjithmonë më shumë i drejtohen metropoleve si Napoli, Roma dhe Milano.

Por edhe shumë faj të rinjtë e Nusco-s nuk kanë, kur kryebashkiaku i tyre ka mbushur në shkurt plot 91 vjeç.  Një moshë rekord, për një kryebashkiak, edhe pse nuk kemi të bëjmë me një personalitet të zakontë.

De Mita me Giulio Andreotti-n

Kryebashkiaku i Nuscos është ai Ciriaco De Mita, ish kryeministër italian, që ka drejtuar Demokracinë Kristiane krahas personazhe si Aldo Moro dhe Giulio Andreotti, praktikisht një nga figurat më me peshë të vendit fqinj. De Mita ka lindur pikërisht në Nusco, në vitin 1928, dhe ky është mandati i dytë në vendlindjen e tij.

De Mita mund të jetë i kënaqur edhe nga fati që kolegu i tij më i vjetër evropian,  gjermani Josef Rueddel, dha pak ditë më parë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të qytezës Windhagen, pas 56 vitesh, në moshën 91 vjeçare. Gjermani ndihej disi i lodhur, kurse De Mita ka ende plane.

Kolegu i tij gjerman, Josef Rueddel, u dorëzua në moshën 94 vjeçare

“Kundërshtarët e mi ishin djem të mirë, por pa ide”, thotë tani ish kryeministri 91 vjeçar, dhe deklaron që sfida e tij do të jetë pikërisht rikthimi i të rinjve në Nusco. Po normalisht, për t’u kandiduar si kryebashkiakë ata kanë ende kohë.